Varazhdini është eliminuar nga garat evropiane. Në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadra kroate u mposht me rezultatin 2:0 nga çekët e Jablonecit dhe, me rezultatin e përgjithshëm 4:3, i dha fund aventurës së saj evropiane. Ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore 3:2 për Varazhdin por nuk i mjaftoi.
Roberto Punçec shënoi autogol në minutën e 29-të duke i dhënë epërsinë vendasve, ndërsa rezultatin përfundimtar 2:0 e vulosi Dushan Pavlloviq në minutën e 54-t. Drama arriti kulmin në minutën e pestë të kohës shtesë. Canjuga harkoi në zonë, Mamut e devijoi topin me kokë, ndërsa Sikoshek e dërgoi në rrjetë.
Megjithatë, goli që do ta çonte ndeshjen në vazhdime u anulua për pozicion jashtë loje, duke shuar edhe shpresat e fundit evropiane të Varazhdinit.
