Dinamos i shtrohet rruga në Europë!

0%

Dinamos i shtrohet rruga në Europë!! Auda ka bërë surprizën e madhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës kundër gjigantëve të Rumanisë.Ekipi letonez ka mposhtur me shifrat e thella 4-1 gjigantët e Steauas së Bukureshtit, teksa këta të fundit ishin favoritët për të kaluar në raundin tjetër.

Pasi dueli i parë u mbyll 3-2, gjithçka u vendos ditën e sotme dhe tashmë Dinamos i është shtruar rruga në Europë. Nëse skuadra e Ilir Dajës do të eliminojë sonte Aluminij, në raundin tjetër do të përballet pikërisht me letonezët e Auda, një ekip jo favorit në letër.

Burimi: Bota Sot