Atletico Madrid ankohet në FIFA

0%

Atletico Madrid ka ndërmarrë hapa zyrtarë ndaj Barcelonës për çështjen e Julian Alvarez, duke e denoncuar klubin katalanas në FIFA për ndërhyrje të palejuar në raport me sulmuesin argjentinas.

Sipas “AFP”-së, Atletico beson se Barcelona ka kontaktuar drejtpërdrejt me lojtarin për ta nxitur atë të kërkojë largimin nga klubi madrilen, diçka që sipas rregullave të FIFA-s mund të përbëjë shkelje. Interesimi i Barcelonës për Alvarez është bërë publik prej kohësh.

Sulmuesi argjentinas, gjatë Botërorit, kishte deklaruar se një largim i tij nga Atlético mund të ishte “zgjidhja më e mirë për të gjithë”, duke shtuar zërat rreth të ardhmes së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, kishte konfirmuar në fillim të korrikut se klubi katalanas kishte paraqitur një ofertë për Alvarez dhe se ajo do të qëndronte në tavolinë për aq kohë sa Barcelona e konsideronte të nevojshme. Ndërkohë, Atletico Madrid ka refuzuar më herët një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Real Madridi për sulmuesin argjentinas.

Oferta e klubit “mbretëror” është parë si një tentativë për të komplikuar një transferim të mundshëm të Alvarez te Barcelona. Katalanasit e shohin 26-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit në repartin ofensiv, pas largimit të sulmuesit polak në fund të sezonit të kaluar.

Julian Alvarez iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2024 nga Manchester City, në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën deri në 85 milionë euro. Tashmë, e ardhmja e tij është kthyer në një nga çështjet më të nxehta të afatit kalimtar të kësaj verë.

Burimi: Bota Sot