Në një intervistë të fundit të gjatë për Mundo Deportivo, lojtari më i ri i Barcelonës, Karim Adeyemi, tregoi për bisedën me Hansi Flick para se të transferohej te katalanasit, për pritshmëritë që ka te klyb dhe sigurisht për konkurrencën me Lamine Yamal. “Flick thjesht më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha.
Unë thashë po sigurisht, sepse është klubi më i madh në botë dhe këto mundësi nuk vijnë më. Ai nuk kishte nevojë të më bindte. I kam besuar atij për një kohë të gjatë dhe kam respekt të madh për të”, tha fillimisht Adeyemi. “Mendoj se jam i gjithanshëm dhe mendoj se kjo është ajo që më bën disi të ndryshëm, ndoshta.
Jam i mirë në situata një-me-një, mund të luaj në krah, si një sulmues i fortë. Kam një ndjenjë se ky sezon do të jetë shumë i veçantë dhe shpresoj të fitojmë shumë tituj. Sigurisht, ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve. Gati sa nuk e fitova, por për fat të keq humbëm (kur ai arriti në finale me Dortmundin në vitin 2024), dhe kjo është ëndrra ime.
Kjo është ajo për të cilën përpiqem çdo ditë”, shtoi Adeyemi. I pytetur për konkurrencën me Lamine Yamal në krahun e djathtë të sulmi, Adeyemi tregon se ka ardhur te Barcelona me ide të qarta. “Jo, nuk kam frikë nga asnjë lojtar. E di që nëse jap më të mirën time, do të kem mundësinë të luaj”, tha sulmuesi gjerman.
