Imeri pret rikonfirmimin e Abdixhikut: Pozicioni aktual i LDK-së, më

0%

Shpërndaje në: Ligjëruesi i shkencave politike, Dorajet Imeri, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në pozicionin më të vështirë të historisë së saj dhe se Kuvendi i p[artisë përbën pikë kthese vendimtare. Sipas tij, LDK-ja duhet të dalë më e konsoliduar nga ky proces, pasi në të kundërtën do të përballet me pasoja të rënda politike.

“Situata në të cilën ndodhet LDK-ja është e jashtëzakonshme. Çkado që ndodh në Kuvendin e LDK-së do të përcaktojë edhe dinamikat e tjera në vend. Pozicioni aktual i saj, në bindjen time, është ndoshta më i keqi në historinë politike të këtij subjekti politik”, ka deklaruar Imeri të enjten në “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka theksuar se pret që LDK-ja të dalë më e konsoliduar nga ky proces, duke shtuar se në të kundërtën pasojat politike mund të jenë të rënda. “LDK-ja do të duhej të dilte nga ky kuvend më mirë se ç’është aktualisht, sepse ndryshe faturat politike për të do të jenë të pallogaritshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë besoj se LDK-ja nuk ka qenë kurrë më keq në pozicionin e saj të brendshëm sesa është aktualisht”, u shpreh Imeri. Duke folur për zhvillimet brenda partisë, ai tha se pret që Lumir Abdixhiku të rikonfirmohet në krye të LDK-së, pasi, sipas tij, ai gëzon mbështetje më të gjerë politike. “Pres që z.

Abdixhiku të rikonfirmohet përsëri, së paku kështu janë projeksionet, sepse ai ndoshta ka një përkrahje më të gjerë politike. Ndoshta edhe ideja se mund të bëhet një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje mund të jetë pak më shumë joshëse për një pjesë të strukturës së këtij subjekti politik, por gjithsesi këto mbeten të shihen”, tha ai.

Edhe Arbëri 2 min. më parë Abdixhiku mbërrin për testin e delegatëve Imeri e lidhi gjithashtu procesin e brendshëm të LDK-së me zhvillimet institucionale në vend, duke theksuar se mënyra e formimit të Qeverisë së Kosovës do të ndikojë edhe në mundësinë e një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Sipas tij, ndonëse Vetëvendosje mund ta formojë qeverinë edhe pa LDK-në, situata është ndryshe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit. “Kemi një proces që po rrjedh. Shumë shpejt do ta kemi mbajtjen e seancës konstituive për Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për zgjedhjen e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë këtë edhe pa LDK-në, por në asnjë rrethanë nuk mund ta bëjë çështjen e Presidentit pa LDK-në. Mënyra se si konfigurohet Qeveria e Kosovës do të përcaktojë më pas potencialin për marrëveshje me LDK-në, pasi supozohet se disa ministri do t’i përkisnin LDK-së”, deklaroi ai.

Burimi: Koha