Shpërndaje në: John Stones ka mbërritur në Itali ndërsa përgatitet të finalizojë transferimin te kampioni i Serie A, Inter. Stones u largua nga Manchester City pas skadimit të kontratës. “Jam i emocionuar që jam këtu, faleminderit shumë. Do të shihemi së shpejti”, tha mbrojtësi.
Sipas “Sky Italia”, qendërmbrojtësi është planifikuar t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë 4 milionë euro në vit. Stones fitoi plot 19 trofe te Manchester City nën drejtimin e legjendës Pep Guardiola. Edhe Futboll Triumfi i Cityt në FA, shpërblim për durimin nën drejtimin e Guardiolas 32-vjeçari pjesë e Cityt ishte nga viti 2016.
Qendërmbrojtësi me përvojë me Cityn zhvilloi 295 ndeshje, derisa kontribuoi me 19 gola dhe nëntë asistime.
