Cana: Dy pacientë me Ethe të Nilit Perëndimor në gjendje kritike,

0%

Dy pacientë, të moshës 76 dhe 66 vjeç, nga shtatë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive me ethe të Nilit Perëndimor, janë në gjendje kritike dhe janë në ventilim mekanik. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, informoi se për edhe tre pacientë të tjerë me sëmundje akute të trurit priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të gjitha shtatë rastet e konfirmuara janë nga Shkupi, ndërsa vetëm një pacient ka udhëtuar në Greqi. Pacientët janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, por pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokolleve mjekësore. Nga Klinika apelojnë që qytetarët t’i ndjekin rekomandimet e shërbimeve kompetente.

“Momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 7 pacientë me infeksion të konfirmuar laboratorikisht me sëmundjen e etheve të Nilit Perëndimor. Për fat të keq, dy pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njëri është 76-vjeçar, tjetri 66-vjeçar, të dy janë të intubuar dhe po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv”, theksoi Fadil Cana./TV21

Burimi: Telegrafi