Chelsea zyrtarizon transferimin e ri

0%

Shpërndaje në: Chelsea të enjten ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e lojtarit francez, Maxence Lacroix, nga Crystal Palace. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin nga “Stamford Bridge” deri në vitin 2032. Lacroix u shpreh krenar që iu bashkua gjigantëve të Londrës, ndërsa zbuloi se kishte zhvilluar biseda shumë pozitive me trajnerin e ri të Chelseat, Xabi Alonso.

“Jam vërtet i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur fola me trajnerin, pashë se kemi të njëjtën dëshirë për këtë klub. Duam të fitojmë. Kur sheh cilësinë e lojtarëve këtu, kupton se është diçka që mund ta arrijmë. Ambicia është të fitojmë trofe dhe mezi pres të kontribuoj”, ka theksuar francezi.

Para se të transferohej te Chelsea për 50 milionë euro, Lacroix ka luajtur edhe për skuadra si Wolfsburg dhe Sochaux.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha