Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Serbia nuk do ta ndalë Kosovën në

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me nisjen e gërmimeve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive. Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka bërë të ditur se autoritetet e Kosovës kanë nisur gërmimet në një lokacion ku dyshohet se janë fshehur mbetjet mortore të 23 intelektualëve nga Mitrovica.

Sipas tij, në mesin e personave të zhdukur më kishte mjekë, profesorë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. Kurti ka theksuar se edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës, familjet e 1 mijë e 565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë, vazhdojnë të jetojnë në ankth dhe pasiguri.

“Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë”, ka shkruar Kurti. Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e çdo personi të zhdukur, zbulimin e varrezave të fshehura dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Kurtit, synimi është që familjet e të zhdukurve të mund të gjejnë më në fund paqe dhe ngushëllim. Authorities of the Republic of Kosova have begun excavating a mass grave in the village of Kalludër, in the municipality of Zubin Potok.

The grave is suspected to contain the long-concealed remains of a group of 23 intellectuals from Mitrovica, doctors, professors and human… — Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com