55 federatat e UEFA-s do të mbajnë një takim emergjent këtë javë për të diskutuar planet e FIFA-s për të krijuar një degë që të qeverisë Kupën e Botës, sipas BBC-së britanike.
Kjo iniciativë e re, e cila shihet si një mënyrë për të shitur aksione tek entitete private në Kupën e Botës, xhevahiri i FIFA-s, është kritikuar nga UEFA, e cila konsideron se ajo ka “kaluar një vijë” .Prandaj, 55 vendet e UEFA-s do të takohen virtualisht këtë javë për të diskutuar çështjen dhe për të parë se çfarë masash duhet të merren përballë një iniciative për të cilën ata pretendojnë se nuk janë konsultuar.
“Kjo kalon një vijë që asnjë institucion futbolli nuk duhet ta kalojë kurrë. UEFA e merr këtë çështje shumë seriozisht, ashtu si çdo shoqatë kombëtare. Dhe ashtu duhet të bëjë çdo entitet: ligat, klubet, lojtarët, tifozët, qeveritë dhe kushdo që kujdeset për të ardhmen e sportit,” tha UEFA në një deklaratë të publikuar të martën.
“Shpirti dhe qeverisja në futboll nuk janë asete për t’u tregtuar, veçanërisht kur nuk ka asnjë transparencë për atë se kush përfiton financiarisht. Asnjëri prej nesh nuk zotëron futbollin. Nuk është detyra e FIFA-s të shesë,” shtoi ai. Shumë i ashpër dhe nuk ka qënë hera e parë ka qënë presidenti i federatës spanjolle të futbollit.
Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, reagon sërish ndaj pretendimit të FIFA-s dhe Xhani Infantinos, të cilin e akuzoi si “problemin” dhe jo zgjidhjen për qeverisjen e FIFA-s.
Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Tebas vuri në dyshim idenë e liderit për të hapur derën për investitorët privatë në të drejtat tregtare të organizatës dhe e qortoi atë për përzierjen e “politikës, disiplinës, parave dhe pushtetit pa transparencë. Lideri spanjoll e mbylli fjalimin me një paralajmërim: “Po hyjmë në Ajsberg dhe në atë që mbetet për të dalë në sipërfaqe”.
