Rama: Qenka organizuar makineria propaganduese e LVV-së kundër meje

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje njoftuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj tij dhe disa zyrtarëve të kabinetit, lidhur me dyshime për parregullsi në procesin e legalizimit të objekteve në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka lënë të kuptohet se akuzat kanë prapavijë politike, duke i lidhur ato me mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën e kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama.

Më herët gjatë ditës, këshilltarët komunalë të VV-së në Prishtinë, Berita Abazi dhe Çlirim Gerbeshi, në një konferencë për media deklaruan se kanë pranuar një email sinjalizues, i cili sipas tyre përmban komunikime që ngrenë dyshime për legalizime të jashtëligjshme të objekteve dhe përmendje të shumave të mëdha të parave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata bënë të ditur se, mbi bazën e këtyre dyshimeve, kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit Rama dhe zyrtarëve të kabinetit të tij, duke kërkuar që organet e drejtësisë të hetojnë rastin. Ndryshe, përveç kësaj, të enjten gjatë ditës kanë qarkulluar disa “screenshot”, në platformën sociale Snapchat, në të cilat janë përmendur emra të kabinetit të Ramës./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi