Komuna e Podujevës mohon pretendimet për hyrjen në QKMF: Qasja është

0%

Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj një publikimi të bërë nga faqja “Llapianët”, duke e cilësuar si të pasaktë informacionin lidhur me hyrjen në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sipas reagimit të komunës, hyrja nga e cila janë parë disa qytetarë duke kaluar rrethojat e objektit nuk i përket QKMF-së, por shërben për objektin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ku ofrohen shërbime të shëndetit mendor. Komuna sqaron se kjo hyrje mbahet e mbyllur për arsye sigurie dhe nuk është nën menaxhimin e saj.

Ndërsa, sipas njoftimit, të gjitha hyrjet në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare janë të hapura dhe funksionale 24 orë në ditë. Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë hyrje-daljet e rregullta të QKMF-së dhe të mos përdorin hapësira që nuk janë të destinuara për kalimin e këmbësorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi