Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar ekstradimin e dy personave të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Zvicra dhe tjetri nga Shqipëria. Sipas njoftimit, personi i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “grabitje”.
Pas ekstradimit, ai i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit për procedura të mëtejshme ligjore. Ndërkaq, personi i dytë ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare në Vërmicë, pasi kërkohej nga Kosova përmes INTERPOL-it për veprën penale “arratisje nga institucioni”.
Policia ka bërë të ditur se ai ishte dënuar më herët për ndihmë në një rast të “vrasjes së rëndë”, ndërsa pas ekstradimit i është dorëzuar autoriteteve policore në rajonin e Pejës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!