Auditori i Komunës së Kamenicës ligjëroi në Programin Kombëtar për

0%

Auditori i Brendshëm i Komunës së Kamenicës Luan Baxhuku ka vazhduar angazhimin e tij si ligjërues në kuadër të Programit Kombëtar për Certifikimin e Auditorëve të Brendshëm në sektorin publik në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Komunës së Kamenicës, rreth 60 pjesëmarrës të ndarë në dy grupe të thirrjes së dytë të programit, kanë ndjekur trajnimin ndërsa Baxhuku për 14 ditë me radhë ka ligjëruar modulin e tretë me temë “Metodologjia dhe Shkathtësitë e Auditimit të Brendshëm”.

Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit, të cilët paraprakisht kishin kaluar provimin parakualifikues për auditorë të brendshëm, kanë përfunduar këtë modul dhe në vijim do t’i nënshtrohen provimit teorik e më pas atij praktik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajnimi është zhvilluar përmes një qasjeje të kombinuar teorike dhe praktike, duke përfshirë punë në grupe diskutime interaktive dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet pjesëmarrësve. Me këtë rast, Baxhuku ka vlerësuar se kontributi në aftësimin e auditorëve të rinj përbën një përgjegjësi dhe nder të veçantë.

“Përfundimi i këtij moduli shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të auditorëve të rinj të brendshëm. Ishte një kënaqësi e veçantë që së bashku me kolegun Naim N. Behluli, të kontribuoj në këtë trajnim dhe të ndaj përvojën time profesionale me pjesëmarrës kaq të përkushtuar dhe aktivë.

Angazhimi, bashkëpunimi dhe diskutimet konstruktive gjatë gjithë procesit e bënë këtë trajnim një përvojë të vlefshme për të gjithë ne. Besoj se njohuritë dhe shkathtësitë e fituara do të jenë një bazë e fortë për rrugëtimin e tyre profesional dhe për forcimin e praktikave të auditimit të brendshëm në sektorin publik”, ka deklaruar Baxhuku.

Komuna e Kamenicës ka vlerësuar se angazhimi i profesionistëve të saj në programe kombëtare të këtij niveli dëshmon përkushtimin institucional ndaj zhvillimit profesional të stafit.

Burimi: Telegrafi