Shqipëria ka kërkuar hapjen e një konsullate në Preshevë, e Serbia në

0%

Shpërndaje në: Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka konfirmuar se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginë të Preshevës dhe Serbia nga ana e saj ka këkruar një të tillë në Shkodër. Hoxha ka thënë se ende s’ka dakordancë për këtë por kur të ketë “në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.

Ministri Hoxha shtoi se reciprociteti në këtë rast nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje a objektiva dhe se politika e jashtme e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi emocione apo përceptime. “Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës.

Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare”, ka shkruar ministri Hoxha në “X”.

Ai ka shtuar se synimi i Shqipërisë është të krijojë prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës dhe se e kanë parë si mundësi për të qenë më pranë shqiptarëve atje.

“Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës.

Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër”, ka thënë tutje Hoxha.

Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat. Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës . Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një… — Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) July 30, 2026

Burimi: Koha