Trajneri i Newcastle jep dorëheqjen sepse shitën yjet më të mëdhenj

0%

Newcastle United po shkatërrohet para fillimit të sezonit 2026/27 dhe goditja e fundit për ‘Magpies’ është largimi i trajnerit Eddie Howe. Howe ishte nën presion sezonin e kaluar, pasi Newcastle përfundoi i 12-ti në Ligën Premier, pasi humbi 17 nga 38 ndeshje, por vendosi të qëndronte në stol sepse mori mbështetjen e drejtuesve të klubit, por gjërat ndryshuan ndjeshëm gjatë verës.

Burime të mirinformuara tregojnë se Howe dha dorëheqjen sepse nuk ishte i kënaqur me transferimet e klubit, megjithëse ishte në dijeni të nevojës së klubit për të shitur lojtarë.

Eddie Howe has quit as Newcastle United manager with immediate effect 💷 Believes club will eventually sell Bruno Guimaraes to Arsenal ☹️ Feels he no longer has the tools to do the job 🗣️ Was talked out of resigning before pre-season ⛔️ Not been involved in player recruitment… pic.twitter.com/R48N20icFe — Telegraph Football (@TeleFootball) July 30, 2026 Newcastle shpenzoi rreth 240 milionë funte për lojtarë të rinj 12 muaj më parë, por Howe u frustrua nga largimi i sulmuesit Alexander Isak te Liverpool.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Howe humbi dy lojtarë kyç këtë verë – Sandro Tonali te Tottenham dhe Anthony Gordon te Barcelona – dhe dy yje të tjerë janë duke u larguar – kapiteni Bruno Guimaraes dhe mbrojtësi i majtë Lewis Hall. Trajneri anglez i paraqiti bordit një listë me katër lojtarë që donte t’i shihte në ekip këtë sezon dhe në fund, asnjëri prej tyre nuk mbërriti te Newcastle.

In the space of a year, Newcastle have sold star striker Alexander Isak, their best winger Anthony Gordon and one of the best midfielders in the country Sandro Tonali. The club has also missed out on virtually all of their first-choice transfer targets this summer too.

Víctor… pic.twitter.com/SoHq9HbE4J — Telegraph Football (@TeleFootball) July 30, 2026 Victor Munoz shkoi te Liverpooli, James Trafford te Leeds United, Johan Manzambi te Aston Villa dhe Zadok Yohanna te Brighton. Sezoni i ri fillon pas më pak se një muaji dhe drejtuesit e Newcastle tani duhet të veprojnë urgjentisht dhe të emërojnë pasardhësin e Howe.

Burimi: Telegrafi