Barcelona në telashe – FIFA dhe Federata Spanjolle nisin hetimet pas

0%

Barcelona është vënë zyrtarisht në qendër të një procedure disiplinore, pasi ka marrë njoftime zyrtare nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe FIFA, pas ankesës së paraqitur nga Atletico Madridi.

Sipas raportimeve, klubi madrilen akuzon Barcelonën se ka shkelur rregullat e merkatos duke zhvilluar kontakte të papërshtatshme me sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, me synimin për ta bindur të largohet nga “Metropolitano”. RFEF dhe FIFA kanë nisur shqyrtimin e rastit dhe tashmë Barcelona është e detyruar të paraqesë zyrtarisht mbrojtjen e saj ndaj akuzave.

Nëse organet kompetente arrijnë në përfundimin se klubi katalanas ka shkelur protokollet që rregullojnë negociatat për transferimin e futbollistëve, Barcelona mund të përballet me masa disiplinore apo sanksione. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës mbeten të qetë dhe janë të bindur se nuk kanë kryer asnjë shkelje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Barcelona po zbulon një tjetër “xhevahir”: Tunkara po mahnit Flickun dhe është pranë ekipit të parë me vetëm 16 vjeç Klubi pritet të dorëzojë deklaratën e tij mbrojtëse, duke mohuar kategorikisht akuzat dhe duke insistuar se nuk ka pasur kontakte të paligjshme me lojtarin. Ky zhvillim vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit janë përkeqësuar ndjeshëm.

Ankesa e klubit madrilen pritet ta tensionojë edhe më shumë situatën mes dy rivalëve, ndërsa mundësia që Julian Alvarez të transferohet në “Camp Nou” duket gjithnjë e më e vogël. Nëse hetimet vazhdojnë, çështja mund të ketë ndikim jo vetëm në marrëdhëniet mes dy klubeve, por edhe në planet e Barcelonës për afatin kalimtar të verës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi