Një grua 41-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga një shkëmb në plazhin Pentreath, në Gadishullin Lizard të Cornwallit, në Angli. Ngjarja tragjike ndodhi më 2 korrik, rreth orës , kur Rachel Anne Gwilliam po vizitonte plazhin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme. Pas alarmit, në vendngjarje u angazhuan menjëherë ekipet e emergjencës.
Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Jugperëndimore bëri të ditur se 41-vjeçarja u transportua me helikopter në Spitalin Derriford në Plymouth. Në operacion morën pjesë një ambulancë tokësore, dy helikopterë mjekësorë dhe një oficer operacional. Rachel u trajtua në Spitalin Derriford, ku mjekët luftuan për t’ia shpëtuar jetën.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, ajo ndërroi jetë më 21 korrik. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim traumatik i trurit, i shkaktuar nga rënia nga shkëmbi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
