73 pacientë që kërkuan ndihmë mjekësore u ekzaminuan dje në institucionet publike shëndetësore në Gostivar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” Gostivar, siç u tha, janë regjistruar gjithsej 45 ekzaminime të reja, nga të cilat 26 në departamentin e sëmundjeve infektive (me dy shtrime të reja në spital) dhe 18 në departamentin e pediatrisë.
Aktualisht, dy pacientë janë të shtruar në spital në departamentin e sëmundjeve infektive dhe në departamentin e pediatrisë. Në Qendrën Shëndetësore Gostivar, janë regjistruar 28 ekzaminime të reja në shërbimin e gatishmërisë, njofton Ministria.
