Kolona në kufi, pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 90 minuta Me ardhjen e sezonit veror dhe rritjen e numrit të mërgimtarëve që po hyjnë në Kosovë, kanë nisur edhe pritjet në disa pika kufitare. Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ku udhëtarët për të hyrë në Kosovë po presin deri në 90 minuta.
Ndërkohë, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta. Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje që nuk kalojnë më shumë se 5 minuta për hyrje dhe dalje. Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë sezonit të pushimeve ka bërë që disa pika kufitare të përballen me ngarkesë më të madhe gjatë ditës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
