Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se edhe sot, e enjte, , po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit, duke theksuar se deri më tani janë shembur 17 objekte. “Përreth Liqenit të Ujmanit deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa.
Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, – ka shkruar Pacolli. Ajo ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë ndërhyrjet kundër ndërtimeve pa leje në pronat publike, duke theksuar se zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik do të mbeten prioritet.
Më , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli njoftoi në rrjetin social Facebook në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë Inspektorati i Ministrisë. Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer në administrim të Ibër- Lepencit, prona të uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës. “Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor.
Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- ka shkruar Ministrja Pacolli.
