Shkodra i jep lamtumirën nënës dhe dy fëmijëve që humbën jetën në

0%

Sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj, të moshës 3 dhe 1 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht nga zjarri që përfshiu banesën e tyre në fshatin Domen të Shkodrës. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Domnit, në orën , ku familjarë, të afërm dhe banorë të zonës pritet t’u japin lamtumirën viktimave.

Sipas informacioneve paraprake, familja ishte kthyer nga emigrimi për të rregulluar një banesë të vjetër, ndërsa në momentin kur shpërtheu zjarri, bashkëshorti i 24-vjeçares dhe vjehrri i saj ndodheshin jashtë shtëpisë.

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa autoritetet po vazhdojnë ekspertizat për të përcaktuar shkakun e saktë të tragjedisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com