Barcelona synon ta marrë “gratis” një yll

0%

Barcelona është lidhur me një lëvizje drejt Leon Goretzkës, i cili është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayern Munichun. Mesfushori gjerman shihet si një mundësi interesante për katalanasit, veçanërisht për shkak t., përcjell “Gazeta Express”.

Goretzka dhe Flick kanë punuar së bashku te Bayerni në periudhën 2019-2021, ku fituan trofe të rëndësishëm, përfshirë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve në sezonin historik 2019/20. Për këtë arsye, një ribashkim mes tyre është parë si një mundësi që mund të realizohet.

Sipas raportimeve, 30-vjeçari e ka shprehur dëshirën për të punuar sërish me Flick dhe ka bërë të ditur se do ta mirëpriste një transferim në “Camp Nou”. Situata e mesfushës së Barcelonës është bërë më delikate pas lëndimit të Frenkie de Jong e Fermin Lopez, çka ka hapur diskutime për një përforcim në atë repart.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pavarësisht zërave të “merkatos”, Barcelona nuk ka nisur ende negociata konkrete me lojtarin gjerman dhe klubi katalanas nuk e konsideron aktualisht një prioritet afrimin e tij. Goretzka, i cili u largua nga Bayerni pas skadimit të kontratës, po i shqyrton ofertat për vazhdimin e karrierës.

Përvoja e tij, fiziku dhe aftësia për të luajtur në disa role në mesfushë e bëjnë një profil tërheqës për disa klube të mëdha evropiane. Për momentin, një rikthim te Hansi Flick mbetet më shumë një mundësi e lidhur me raportet mes tyre sesa një marrëveshje konkrete, ndërsa Barcelona vazhdon t’i vlerësojë alternativat për mesfushën.

Burimi: Bota Sot