Chelsea bën goditjen e radhës, transferon Maxence Lacroix për 60

0%

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Maxence Lacroix nga Crystal Palace, me lojtarin që ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032. Klubi londinez ka bërë të ditur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit, ndërsa sipas raportimeve në media, vlera e këtij operacioni arrin rreth 60 milionë euro.

Në njoftimin zyrtar, Chelsea ka konfirmuar se Lacroix, 26-vjeçar, do t’i bashkohet skuadrës përpara sezonit 2026/27, duke u bërë pjesë e projektit të ri të klubit. Pas finalizimit të marrëveshjes, mbrojtësi francez ka shprehur kënaqësinë për kalimin te Chelsea dhe ka treguar objektivat e tij me ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh.

Ambicia ime është të fitoj trofe dhe mezi pres të jap kontributin tim”, ka deklaruar Lacroix. Francezi mbërrin në Londër me një reputacion të lartë, pasi konsiderohet një nga mbrojtësit më të fortë në Evropë. Gjatë dy sezoneve me Crystal Palace, ai zhvilloi 98 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Konferencës, Kupën FA dhe Community Shield.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lacroix është produkt i akademisë së Sochaux, ndërsa para transferimit në Premier League kishte kaluar katër vite te Wolfsburg. Ai gjithashtu ka debutuar me kombëtaren e Francës në muajin mars dhe ka regjistruar tri paraqitje në Kupën e Botës, ku “Les Bleus” e mbyllën turneun në vendin e katërt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com