Schmitt e Clewing për uljen e pagës së arkeologut: Raste të zakonshme

0%

Shpërndaje në: Anëtari i Jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Universiteti i Vjenës, Oliver Jens Schmitt, dhe Konrad Clewing nga Instituti për Studimin e Evropës Lindore dhe Juglindore, Regensburg, kanë reaguar pas uljes së pagës së aekeologut të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Shafi Gashi, për një deklaratë dhënë “Kohës Ditore” në lidhje me gjendjen e Kalasë së Prizrenit.

Në një reagim Schmitt dhe Clewing kanë konstatuar se një shkencëtari të shquar i është ulur paga, sepse publikisht i tërhoqi vëmendjen administratës së tij për faktin se një nga monumentet më të rëndësishme kulturore të vendit rrezikon të bjerë në gjendje të mjerueshme. “Raste të tilla janë të zakonshme në vendet me kulturë politike autoritare.

Para disa vitesh, arkeologu rumun me famë ndërkombëtare Ioan Piso u hoq nga detyra si drejtor i hapësirës më të rëndësishme arkeologjike të vendit, kryeqytetit dak të Sarmizegetusas. Piso kishte udhëhequr një protestë kundër një miniere ari, operimi i së cilës do të shkaktonte ndotje mjedisore, dhe kjo kishte zemëruar qarqe me ndikim politik”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje në reagim thuhet se në Kosovë, Kalaja e Prizrenit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore kombëtare.

LEXO EDHE: Edhe Kulturë 2 o. më parë Portreti i një qyteti nëpërmjet objektivit të mjeshtërve të fotografisë “Prizreni tërheq shumë vizitorë dhe pothuajse askush nuk e humb rastin për ta vizituar Kalanë, e cila pasqyron historinë e rajonit që nga kohët e lashta dhe ofron një pamje madhështore. Për dekada me radhë, dr.

Shafi Gashi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në hulumtimin arkeologjik të Kalasë, si drejtues i gërmimeve dhe përmes krijimit të një muzeu që është po aq elegant sa edhe modern. Studiuesit e vërtetë ndiejnë një lidhje të fortë me punën e tyre dhe mbrojnë atë që është e rëndësishme për vendin e tyre”, thuhet në reagim.

Konkretisht, thuhet se ka theksuar se, vite më parë, SHBA-ja kishte dhënë 700 mijë dollarë për zhvillimin e këtij xhevahiri arkeologjik. “Fatkeqësisht, mbështetja shtetërore për zhvillimin arkeologjik dhe turistik të Kalasë ka qenë modeste më pas.

Kjo çoi në mbylljen e pjesshme të Kalasë për vizitorët dhe shpjegon gjithashtu pse turistët nuk shohin asnjë tabelë informuese kulturore e historike në vend”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se Gashi është arkeologu më i njohur ndërkombëtarisht i Kosovës, “i cili për një çerek shekulli ka punuar me përkushtim të madh për zhvillimin e trashëgimisë kulturore të lashtë dhe për rritjen e profilit të saj ndërkombëtar”.

“Fakti që ai po tërheq vëmendjen ndaj një problemi shumë real, i cili prek si akademinë ashtu edhe turizmin, në të vërtetë duhet të mirëpritet nga ministria përkatëse.

Në fund të fundit, fakti që një nga atraksionet kryesore turistike të vendit është pjesërisht i paarritshëm në mes të sezonit të lartë duhet të jetë burim shqetësimi për një vend që ka tërhequr një numër gjithnjë e në rritje udhëtarësh gjatë viteve të fundit”, thuhet në reagim.

Në vend që të penalizojë bartësin e këtij lajmi, thuhet se, padyshim do të ishte më mirë të bëhej gjithçka e mundur për ta bërë këtë vend të bukur sërish të qasshëm sa më shpejt dhe për t’i mundësuar Gashit të vazhdojë punën e tij në interes të qytetit dhe të vendit.

“Do të ishte gjithashtu një mundësi për banorët e Prizrenit dhe prizrenasit në mërgatë që të mendojnë nëse iniciativa private mund ta mbështesë shtetin. Sepse Kalaja është një burim identiteti dhe, thjesht, një burim të ardhurash”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se Kosova zotëron një thesar të jashtëzakonshëm vendesh antike, të cilat janë gërmuar dhe zhvilluar vetëm në një masë të kufizuar, në mos fare.

Edhe Kulturë 5 o. më parë “Masa urgjente” pa plan për hapjen e plotë të Kalasë së Prizrenit “Ato dëshmojnë nivelin e lartë të kulturës në antikitet dhe tregojnë se, në antikitetin e vonshëm, rajoni e furnizonte Perandorinë Romake me sundimtarë, gjeneralë, administratorë dhe ushtarë.

Në antikitet, Kosova ishte një pjesë e rëndësishme e hapësirës latine të Perandorisë Romake”, thuhet në reagim. Tutje theksohet se kushdo që viziton vendet arkeologjike të vendit do t’i zbulojë të gjitha këto. “Hulumtues si dr. Gashi po nxjerrin në dritë një qytetërim të lulëzuar dhe, bashkë me të, një nga periudhat me rëndësinë më të madhe kulturore në historinë e Kosovës.

Duhet të jetë në interesin më të mirë të ministrisë përkatëse të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të promovuar hulumtimet mbi këtë periudhë. Prandaj, ne i bëjmë thirrje ministrisë që t’i heqë sanksionet kundër dr. Gashit dhe t’i lejojë atij të vazhdojë gërmimet në Prizren”, përfundon reagimi.

Burimi: Koha