Ndërtesa e hotelit “Jezero” bëhet rrafsh me tokën, pamje nga aksioni

0%

Është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit. Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, njësitë policore kanë ofruar mbështetje për ndërmarrjen publike dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë zbatimit të këtij procesi.

Aksion në zonën e Ujmanit, policia asiston “Ibër-Lepencin” për lirimin e pronës së uzurpuar Rrënimi erdhi pasi kishte skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për lirimin e objektit, të cilin ndërmarrja e kishte cilësuar si të uzurpuar. Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë u rrënuan edhe 11 vila të ndërtuara pa leje në pronën e kësaj ndërmarrjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Veprimet e ndërmarra në zonën e Ujmanit kanë shkaktuar reagime edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë kërkuar respektimin e procedurave të rregullta ligjore.

Burimi: Telegrafi