Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime edhe gjatë ditëve të shtuna, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve gjatë sezonit veror. Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, vendimi është marrë nga kryetari i komunës Valon Prebreza ndërsa shërbimet shtesë do të jenë në dispozicion nga 1 gusht deri më 29 gusht.
Gjendja Civile do të jetë e hapur çdo të shtunë, nga ora deri në , duke u mundësuar qytetarëve që të kryejnë procedurat e nevojshme edhe jashtë orarit të zakonshëm të punës. Komuna ka bërë të ditur se ky vendim synon të rrisë efikasitetin e shërbimeve publike dhe të ofrojë një qasje më të lehtë e më të shpejtë për qytetarët gjatë muajve të verës.
