Punime pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit? EC Ma Ndryshe

0%

Organizata EC Ma Ndryshe ka ngritur shqetësime lidhur me punimet e zhvilluara në një objekt hotelier brenda Qendrës Historike të Prizrenit, duke pretenduar se ndërhyrjet kanë nisur pa pëlqimet dhe lejet e kërkuara me ligj.

Sipas dokumenteve publike të siguruara nga kjo organizatë, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren kishte njoftuar institucionet kompetente që më , pas konstatimit se në objekt po zhvilloheshin punime në fasadë dhe ishin vendosur reklama pa autorizim.

Në shkresën zyrtare, QRTK kishte kërkuar nga Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit ndërmarrjen e masave ligjore për rastin. Megjithatë, sipas EC Ma Ndryshe, vetëm më Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor ia ka përcjellë QRTK-së kërkesën e njërit prej investitorëve për pëlqim lidhur me renovimin e tarracës dhe ndërhyrje të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Punimet e paautorizuara po vazhdojnë brenda Qendrës Historike të Prizrenit QRTK-ja më pas, më , ka miratuar kërkesën për këto ndërhyrje të caktuara, duke vendosur kushte për realizimin e punimeve dhe duke kërkuar largimin e konstruksionit metalik të vendosur pa pëlqim paraprak. Ndërsa leja përkatëse nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor është lëshuar më .

EC Ma Ndryshe vlerëson se dokumentet tregojnë se punimet kanë nisur para pajisjes me pëlqimet dhe lejet e nevojshme, ndërsa institucionet ishin vënë në dijeni për situatën që nga muaji maj. “Kjo situatë dëshmon edhe njëherë nevojën për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit dhe forcimin e mekanizmave mbikëqyrës”, ka deklaruar EC Ma Ndryshe.

Organizata ka kërkuar nga institucionet kompetente që të sigurojnë zbatim të barabartë të ligjit, duke mos lejuar ndërhyrje në zonat e mbrojtura pa procedurat dhe pëlqimet e përcaktuara.

Burimi: Telegrafi