Milani ia cakton çmimin përfundimtar Leaos mes interesimit nga dy

0%

Rafael Leao, sulmuesi portugez 27-vjeçar, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve. Futbollisti i Milanit, për momentin, vijon bisedimet me klubet e interesuara si Fenerbahce dhe Galatasaray, por presidenti i klubit italian, Gerry Cardinale, ka vendosur një çmim minimal prej 50 milionë eurosh dhe ka përjashtuar mundësinë e një largimi në formë huazimi.

Reprezentuesi portugez ende nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij, ndërsa afati kalimtar vazhdon të jetë e hapur edhe për më shumë se një muaj. Dy klubet e mëdha të Stambollit po e monitorojnë me kujdes situatën, por Milani nuk ka ndërmend të ulë kërkesat e tij financiare. Interesimi i Fenerbahces është ai që ka marrë më shumë hov gjatë ditëve të fundit.

Skuadra e drejtuar nga Ismail Kartal ka intensifikuar kontaktet për të mësuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme dhe po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte që i afrohet kërkesave të Milanit. 🚨🇹🇷 Rafa Leão’s future remains open with Fenerbahçe and Galatasaray both keen. AC Milan chairman Cardinale insist on €50m minimum fee and no chance for initial loan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Update powered by @sportpusula . pic.twitter.com/jgNks0GTmA — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2026 Nga ana tjetër, as Galatasaray nuk është tërhequr nga gara. Kampionët e Turqisë vazhdojnë ta vlerësojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit dhe po presin një hapje të mundshme në negociata gjatë javëve të ardhshme.

Qëndrimi i klubit italian, megjithatë, ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Cardinale beson se Rafael Leao mund të largohet vetëm përmes një transferimi përfundimtar dhe me një ofertë që arrin të paktën shifrën e 50 milionë eurove. Leao ka kontratë me Milanin dhe që nga transferimi nga Lille ka zhvilluar 291 ndeshje, duke shënuar 80 gola dhe duke dhënë 55 asistime./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi