Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin-Potok mund të zgjasin,

0%

Nga: Ekonomia Online Shpërndaje në: Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut mund të zgjasë. Ai të enjten ka qëndruar në Kalludër, ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të cilin janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës.

Dy serbë janë arrestuar lidhur me rastin dhe më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. “Nga mbetjet mortore deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë, nuk mund të themi se kur mund të përfundojë.

Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë edhe kërkon standard për të marrë dhe për të identifikuar, pastaj përmes ADN-së secilin trup. Mirëpo, këto mbetje nuk është se mund të tërhjeken aq lehtë sepse duhet paraprakisht të konstruktohet trupi i njeriut, e pastaj ato duhet të dërgohen në Mjekësinë Ligjore dhe pastaj të vazhdohet me procedura të tjera”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Isufaj ka bërë thirrje për përmbajtje nga deklaratat publike lidhur me rastin pasi ka arsyetuar se dëmtojnë procesin e hetimit.

“Unë atë që kisha thënë para juve dhe kisha bë thirrje gjithë komunitetit në përgjithësi është që të mos deklarohemi shumë për rastin sepse akoma gjithçka është herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit e natyrisht mund edhe ta devijojnë rezultatin final.

Është faza preliminare që është duke u punu, punimet kanë fillu më intensitetin e duhur”, ka deklaruar ndër të tjera Isufaj.

Burimi: Koha