Ancelotti thyen heshtjen dhe zbulon pse i tha ‘Jo’ ofertës së Italisë

0%

Carlo Ancelotti ka zbuluar arsyen pse refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në stolin e kombëtares së Italisë, duke zgjedhur të vazhdojë projektin e tij me Brazilin. Trajneri 67-vjeçar ishte një nga objektivat kryesorë të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), pas trazirave të fundit në drejtimin e kombëtares “Azzurre”, por vendosi të qëndrojë në krye të Brazilit.

Ish-trajneri i Real Madridit u përfol fuqishëm si kandidati ideal për të marrë drejtimin e Italisë, ndërsa drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, kishte konfirmuar më herët se Ancelotti dhe Pep Guardiola ishin zgjedhjet kryesore për postin vakant.

Megjithatë, negociatat përfunduan në kaos, duke çuar fillimisht në largimin e Maldinit, përpara se Claudio Ranieri të emërohej drejtor teknik dhe Roberto Mancini të merrte drejtimin e kombëtares italiane. Në një intervistë për ESPN me gazetarin Pedro Ivo Almeida, Ancelotti sqaroi vendimin e tij dhe theksoi se arsyeja nuk kishte të bënte me aspektin financiar apo kontratën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nuk është çështje kontrate, kjo nuk është arsyeja. Është sepse kam një angazhim ndaj CBF-së dhe ndaj këtij vendi, sepse ky vend më ka mirëpritur jashtëzakonisht gjatë këtij viti të parë. Dua të qëndroj këtu”, deklaroi Ancelotti.

Ancelotti pranon gabimin fatal me Brazilin: Aty e humbëm Kupën e Botës Trajneri italian gjithashtu falënderoi FIGC-në për interesimin, por insistoi se qëndrimi në Brazil ishte zgjedhja e duhur për shkak të mbështetjes që ka marrë që nga marrja e drejtimit të kombëtares braziliane.

“Sigurisht që falënderova Federatën Italiane, por dua të qëndroj këtu sepse besoj se është e drejtë dhe e ndershme të vazhdoj në një vend që më ka mirëpritur kaq ngrohtësisht dhe në një institucion që më ka dhënë mundësinë për të punuar”, shtoi ai./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi