Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

0%

Shpërndaje në: Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Në një intervistë për “Radio Beogradin”, Gjuriqi ka thënë se është i kënaqur me bisedimet që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Jam i kënaqur që pata bisedime shumë të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, deklaroi ai. Bujanoci, së bashku me Preshevën dhe Medvegjën, përbën rajonin e njohur si Lugina e Preshevës, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve etnikë në Serbi, jashtë Kosovës.

Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë në Serbi të vitit 2022, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë 57.710 shqiptarë me banim të përhershëm, të cilët përbëjnë rreth 71 për qind të popullsisë së këtij rajoni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, përfaqësues politikë dhe organizata shqiptare në Luginë kanë kundërshtuar këto shifra, duke argumentuar se numri real i shqiptarëve është dukshëm më i lartë, pasi mijëra qytetarëve u janë pasivizuar adresat e banimit.

Edhe Arbëri 42 min. më parë Hoti: Nga 1 shtatori inspektimi në vendpunishte do të bëhet edhe me dronë Organizata Youth Initiative for Human Rights (YIHR) ka dokumentuar të paktën 5.500 deri në 6.000 raste të verifikuara të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Ndërkohë, liderë politikë dhe organizata lokale pretendojnë se numri i rasteve është edhe më i madh, pasi jo të gjitha janë evidentuar zyrtarisht. Në anën tjetër, sipas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri të vitit 2023, 584 persona janë deklaruar me përkatësi etnike serbe në Shkodër, ndërsa 511 si malazezë.

Këto shifra janë dukshëm më të ulëta krahasuar me numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e cila deri më tani nuk ka pasur një konsullatë shqiptare.

Burimi: Koha