Shtëpi 248m² në Lagjen e Gjelbër – hapësirë për një jetë familjare

0%

Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë, privatësi dhe një ambient të rrethuar nga gjelbërimi, kjo shtëpi në Lagjen e Gjelbër në Kolovicë paraqet një mundësi të përshtatshme për krijimin e një shtëpie sipas stilit dhe nevojave të tyre. Prona është pjesë e një lagjeje të re banimi, të zhvilluar nga Lesna, e karakterizuar nga ndërtime cilësore, organizim bashkëkohor dhe afërsi me natyrën.

Pozita e qetë ofron kushte të favorshme për jetesë familjare, ndërsa shërbimet e nevojshme për përditshmëri ndodhen në afërsi. Shtëpia ka sipërfaqe prej 248m² dhe është e ndërtuar në një truall prej katër arësh. Ajo është e organizuar në përdhes dhe një kat, ndërsa orientimi nga të gjitha anët mundëson ndriçim të bollshëm natyral në hapësirat e brendshme.

Organizimi përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe ballkon. Sipërfaqja dhe renditja e ambienteve krijojnë mundësi për një ndarje funksionale ndërmjet hapësirave të përbashkëta dhe atyre private të familjes. Sistemi i ngrohjes është paraparë të funksionojë me energji elektrike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prona posedon gjithashtu garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për parkimin e automjeteve. Shtëpia aktualisht ndodhet në fazën e përfundimit të punimeve të vrazhda, duke u dhënë pronarëve të ardhshëm mundësinë që enterierin, materialet dhe detajet përfundimtare t’i zgjedhin sipas preferencave personale.Prona është e pajisur me fletë poseduese, ndërsa kontrata e shitblerjes mund të realizohet te noteri.

Çmimi i shitjes është 347,000 euro. Karakteristika dhe informata të pronës: 3 dhoma gjumi 2 banjo Tarracë Me fletë poseduese Dokumentacioni me Noter Orientimi: Lindje, Jug, Veri, Perëndim Mobilimi: Pa mobilim Sistemi i ngrohjes: KEDS Garazh Vendparkim Kontakti: Agjenti: Yll Kuçi Emaili: ylli.kuqi@pro-rks.com Numri kontaktues: +383 44 888 444 Buy Now

Burimi: Telegrafi