Arrestohet pas tre vjetësh i kërkuari për arratisje nga burgu

0%

Një shofer, me inicialet A.S. (21 vjeç) që pas ndjekjes nga policia të mërkurën mbrëma () është kapur për shkaktim të rrezikut në komunikacion në Shtime, ka rezultuar se tre vjet më parë ishte arratisur nga një qendër korrektuese në Kosovë dhe se kishte qëndruar jashtë vendit, ka bërë të ditur të enjten () nëpërmjet një komunikate për media Policia Rajonale e Ferizajt.

I dyshuari nuk i ishte bindur urdhrit sinjalizues të policisë së trafikut për ndalje, duke i detyruar policët ta ndiqnin me makinë dhe këmbë deri në kapjen e tij në qytezën e Shtimes. Për të kishte edhe urdhër për arrestim. Me vendim të organeve të drejtësisë i dyshuari po mbahet për 48 orë.

Komunikata policore njofton se rreth orës të së mërkurës, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, kanë vërejtur një automjet, shoferi i të cilit nuk p[o u jepte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim, mirëpo shoferi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar lëvizjen”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt, që ka përgejgjësinë e sundimit të rendit edhe në komunën e Shtimes.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit të automjetit policor, i dyshuari ka rritur shpejtësinë, duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion, përfshirë tejkalime edhe mbi trotuar.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, i dyshuari ka hyrë në rrugën “12 Qershori”, ku, pasi ka hasur në një rrugë pa dalje, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me vrap, porse njëri nga hetuesit ka vazhduar ndjekjen në këmbë dhe pas urdhrave verbalë për ndalim, ka arritur ta neutralizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin, shtohet në komunikatë.

“Pas shoqërimit në stacionin policor në Shtime, është konstatuar se personi i arrestuar ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv. Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arratisur nga institucioni korrektues gjatë vuajtjes së dënimit dhe për rreth tre vjet kishte qëndruar jashtë vendit”, thekson komunikata.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë tentativës për arratisje dhe arrestimit, i dyshuari A.S. ka bërë rezistencë aktive dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore, saqë i është dashur trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, garantimin e sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.

Burimi: Kallxo