Një person është arrestuar në Prishtinë pasi policia gjatë kontrollit i gjeti një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike dhe dy thika. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës në rrugën “Llapi”. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia ka iniciuar rast për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Burimi:
Bota Sot
