Ferizaj ekspozon historinë dhe trashëgiminë kulturore në kuadër të

0%

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se, në kuadër të aktiviteteve të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës”, Njësia për Trashëgimi dhe Muze ka hapur një ekspozitë fotografike kushtuar trashëgimisë kulturore dhe historisë së qytetit .

Sipas njoftimit të komunës, ekspozita sjell për vizitorët një koleksion fotografish që pasqyrojnë monumentet, objektet me vlera historike e kulturore, si dhe momente të rëndësishme nga e kaluara e Ferizajt.

Përmes kësaj ekspozite synohet promovimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja e kujtesës historike dhe afërsimi i brezave të rinj dhe mërgatës me identitetin, historinë dhe vlerat e qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Finalizohen përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës 2026” në Ferizaj Komuna ka bërë të ditur se ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët gjatë ditëve të manifestimit “Ditët e Mërgatës”, duke ofruar një mundësi të veçantë për qytetarët dhe bashkatdhetarët që të njihen më nga afër me pasurinë kulturore dhe historike të Ferizajt.

Burimi: Telegrafi