Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Komoran pasi dyshohet që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ata janë dërguar për tretman për mjekësor ndërsa i dyshuari në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.
Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. Rasti ësht iniciuar si “Dhunë në familje dhe kanosje”.
