Mbetje mortore të dyshuara si njerëzore janë gjetur në një zonë të hapur në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës . Një qytetar ka njoftuar policinë se, derisa ishte duke ecur në një fushë të hapur, kishte vërejtur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se mbetjet janë sjellë në atë lokacion nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore për procedurat e mëtejshme. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
