Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim seksual”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës . Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme një grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit dhe ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.
