Boksieri shqiptar bokson për titull të botës

0%

Shpërndaje në: Ermal Hadribeaj është boksieri shqiptar i radhës që bokson për titull të botës. Të enjten është konfirmuar se Hadribeaj më 17 tetor do të boksojë me Sebastian Fundora për titullin “WBC Super Welterweight”. Fundora është kampion, ndërsa Hadribeaj sfidues i detyrueshëm. WBC është një prej katër versioneve të mëdha të boksit profesionist.

Luftërat për tituj në këto katër versione vlerësohen luftëra për tituj të botës. Hadribeaj është nga Tirana, ndërsa jeton në SHBA. 32-vjeçari i ka fituar 23 luftëra në boksin profesionist. Nuk ka humbje. Së fundi fitoi ndaj Bakary Samake më 23 maj në Oberhausen të Gjermanisë për “WBC Silver Super Welter”. Kështu u bë sfidues i detyrueshëm për titull të botës në kategorinë super-uelter.

Edhe Luftarake 25 kor 2026 Prenga gati për meçin e karrierës me Joshuan Fundora 28-vjeçar, është nga SHBA. Ka 24 fitore e një humbje. Vendi ku do të zhvillohet meçi do të caktohet ndërkohë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha