Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milionë eurosh.

Ai ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë Basha ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten ndër prioritetet e ministrisë, duke theksuar se ato do të ndikojnë në lehtësimin e qarkullimit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi