Mungon avokati i njërit të akuzuar, shtyhet seanca e rigjykimit për

0%

Në seancën e së mërkurës, , nuk është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin e rigjykimit rreth vrasjes së ndodhur në Prizren në vitin 2020, rast për të cilin të akuzuar janë Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj. Orhan dhe Albert Ademaj nga Prokuroria akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – vrasja e rëndë.

Kryetarja e trupit gjykues, Sadije Selmani, bëri të ditur se të gjithë pjesëmarrësit ishin njoftuar se seanca e së mërkurës nuk mund të mbahej. Selmani sqaroi se avokati i të akuzuarit Orhan Ademaj, Blerim Mazreku, me parashtresën e datës , kishte kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin se ndodhet jashtë Kosovës për shkaqe personale dhe familjare, duke e pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Për këtë arsye, kryetarja e trupit gjykues konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, andaj seanca u shty. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më . Nga vendimi i Gjykatës së Prizrenit i akuzuari Orhan Ademaj për veprën penale – vrasje e rëndë ishte dënuar 22 vjet burgim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I akuzuari Albert Ademaj për veprën penale – vrasje e rëndë në ndihmë ishte dënuar me 13 vjet burgim. Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni në këtë LINK .

Prokuroria akuzon Orhan Ademajn dhe Albert Ademajn se më , në Prizren, në rrugën “Ismail Kryeziu”, tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje, nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta Mendim Kurtishajn.

Në aktakuzë thuhet se dy të akuzuarit me veturën e tyre, të cilën ishte duke e drejtuar Albert Ademaj, e ndjekin M.K., i cili ishte në motoçikletë së bashku me dëshmitarin M.H. Tutje sqarohet se kur arrijnë te “Tranziti i ri” në Prizren, rrugë e cila nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë, Orhan Ademaj pasi del nga automjeti i afrohet M.

K., dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit. Pas kësaj me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Gjithnjë sipas aktakuzës, më pas vjen autoambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, me ç’rast është vërtetuar se viktima në Emergjencë ka arritur pa shenja jete.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj nga Prokuroria akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – vrasja e rëndë. Çështja në këtë rast po drejtohet nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi me anëtarët gjykatës- Luan Berisha dhe Alija Fazliji. Aktakuza përfaqësohet nga prokurori Genc Nixha. Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni në këtë LINK.

Burimi: Kallxo