AC Milan ka sqaruar zyrtarisht situatën lidhur me gjendjen e Franco Baresi, duke mohuar zërat e rremë që kanë qarkulluar së fundmi dhe duke u bërë thirrje të gjithëve të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes. “AC Milan përgënjeshtron lajmet e rreme që kanë qarkulluar këto minuta lidhur me Franco Baresin.
Franco po kalon një moment delikat dhe klubi është pranë tij me dashuri dhe mbështetje, ashtu si edhe pranë familjes së tij. Ftojmë të gjithë të respektojnë privatësinë e tij dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e informacioneve të pabazuara.” Kështu shkruan Milani në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X.
