Djali i kirurgut të zhdukur: E vërteta po del në dritë, tani kërkojmë

0%

Shpërndaje në: Pas fillimit të gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, u raportua se mbetjet mortore që u gjetën mund të jenë të 23 intelektualëve të Mitrovicës, të zhdukur më . Erblin A.

Ademi, i biri i Adem Ademit njëri nga këta të zhdukur, ka folur pas 27 vjetësh për rastin e babait të tij dhe grupit prej 23 personave të zhdukur. “Zhvillimet dhe lajmet e fundit më kanë shtyrë ta thyej këtë heshtje. Sot është një ditë me ndjenja të përziera për mua dhe familjen tonë.

Nga njëra anë ndjejmë dhimbje të madhe, sepse pas 27 vitesh po përballemi sërish me realitetin e hidhur se babai ynë, së bashku me 22 persona të tjerë, u vranë dhe u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse me kalimin e viteve e kemi ditur se shpresat për ta gjetur gjallë ishin pothuajse të pamundura, njeriu gjithmonë mban në zemër një grimë shprese derisa të mësohet e vërteta”, shkroi Ademi. Ai rikujtoi se babai i tij kirurg, një mjek i njohur dhe shumë i respektuar, ia kushtoi jetën shpëtimit të njerëzve.

Vuri në dukje se përveç kontributit të jashtëzakonshëm në mjekësi, gjatë luftës ai ndihmoi në trajtimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qëndruar pranë atyre që kishin më shumë nevojë. “Humbja e tij ishte një plagë jo vetëm për familjen tonë, por edhe për shoqërinë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi jetuar me pritje, ankth dhe pyetje pa përgjigje.

Kemi pritur që e vërteta të zbardhej dhe të mësonim se ku ishin fshehur trupat e tyre. Të jetosh për gati tri dekada pa e ditur ku prehet njeriu yt më i dashur është një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë. Që nga paslufta kemi pasur informacione se ky grup ishte vrarë në atë zonë.

Pas arrestimit të personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në këtë krim dhe fillimit të gërmimeve, duket se më në fund po afrohemi drejt zbardhjes së vërtetës. Megjithatë, presim që të respektohen të gjitha procedurat institucionale dhe të mjekësisë ligjore, duke u bërë identifikimi zyrtar i mbetjeve mortore me profesionalizëm dhe dinjitet”, shkroi ai tutje.

Ademi tregoi se sot si familje ndiejnë një lloj lehtësimi. Edhe Arbëri 4 kor 2026 Djali i Osman Selmanit mohon se babai i tij e vrau një çift serb “Megjithatë, ky është vetëm fundi i një kapitulli. Pasiguria mund të marrë fund, por dhimbja mbetet përgjithmonë. Po aq e rëndësishme sa zbardhja e së vërtetës është edhe vendosja e drejtësisë.

Ne jemi këmbëngulës që të gjithë autorët e këtij krimi, të gjithë ata që urdhëruan, morën pjesë, fshehën këtë masakër apo mbrojtën përgjegjësit, si dhe të gjithë kriminelët dhe gjakatarët e njerëzve të pafajshëm, të përballen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar.

Vetëm atëherë mund të themi se është hedhur një hap i plotë drejt drejtësisë, sepse pa drejtësi nuk ka paqe të vërtetë”. Ai thotë se sot nuk flet vetëm në emër të familjes, por edhe në emër të të gjitha familjeve që prej 27 vitesh kanë jetuar me të njëjtën dhimbje.

“Shpresoj që kjo të jetë një shpresë edhe për familjet e tjera që ende kërkojnë më të dashurit e tyre, që edhe ato një ditë ta mësojnë të vërtetën dhe t’u japin nderimin që meritojnë. Babai im nuk do të kujtohet vetëm për mënyrën se si u nda nga jeta, por mbi të gjitha për mënyrën se si jetoi. Ai ishte një njeri që shpëtonte jetë, një mjek i përkushtuar dhe një baba i dashur.

Kjo është trashëgimia që na ka lënë dhe arsyeja pse do ta kujtojmë gjithmonë me krenari”, shkroi Erblin A. Ademi.

Burimi: Koha