Pas 114 vitesh ekzistence, klubi i famshëm i dha fund historisë së

0%

Pas 114 vitesh ekzistence, Brescia Calcio ka pushuar zyrtarisht së ekzistuari. Gjykata në qytetin lombard të Brescias urdhëroi likuidimin e klubit, i cili kishte borxhe prej rreth 20 milionë eurosh. Rënia e Brescias nisi të përshpejtohej rreth një vit e gjysmë më parë, kur dolën në dritë parregullsi në pagesën e pagave dhe kontributeve.

Për këtë arsye, klubi u ndëshkua nga autoritetet sportive, mes të tjerash me zbritjen e tetë pikëve në renditje, çka çoi në rënien e tij në një kategori më të ulët. Më pas, Brescia nuk arriti të regjistrohej në Serie C dhe humbi licencën për të garuar në futbollin profesionist italian.

Përpjekjet e pronarit Massimo Cellino për të ristrukturuar borxhet dhe për të arritur një marrëveshje me kreditorët dështuan. Gjykata vlerësoi se klubi ndodhej në gjendje të qartë falimentimi dhe se masat e propozuara nuk garantonin vazhdimin e veprimtarisë së tij. Zhdukja e Brescias përbën një goditje të madhe për futbollin italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fanellën e klubit e kanë veshur emra të mëdhenj si Roberto Baggio, Pep Guardiola, Andrea Pirlo dhe Sandro Tonali, ndërsa Brescia njihej si një nga qendrat më të rëndësishme për zhvillimin e talenteve në futbollin italian.

Pas vendimit të gjykatës, Cellino deklaroi se bëhej fjalë për një “ndëshkim”, duke paralajmëruar se likuidimi do t’u shkaktojë kreditorëve humbje prej më shumë se 5 milionë eurosh. Me këtë përfundon një kapitull mbi një shekull i historisë së njërit prej klubeve më të njohura të Italisë.

Burimi: Bota Sot