“Të largohet pa ardhur shtatori!”- Protestuesi paralajmëron Ramën:

0%

Një protestues ka deklaruar gjatë tubimit të 60-të kundër qeverisë se nga dita e nesërme nis “numërimi mbrapsht” për kryeministrin Edi Rama, duke i bërë thirrje të largohet nga posti përpara muajit shtator. Në fjalën e tij, qytetari tha se protesta hyn në muajin e tretë të qëndresës së përditshme, ndërsa paralajmëroi kryeministrin që të largohet në mënyrë paqësore.

“Nesër, përveç se është dita e parë e muajit të tretë që protestojmë çdo ditë me radhë, do të fillojë edhe numërimi mbrapsht për Edi Ramën. Nëse nuk e ka kuptuar, i themi të largohet pa ardhur shtatori”, u shpreh protestuesi. Sipas tij, nëse Rama nuk largohet para shtatorit, situata do të përshkallëzohet. “Po erdhi shtatori, largimi i tij do të jetë siç ai nuk e imagjinon.

Të largohet në mënyrë paqësore para shtatorit”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot