Ancelotti paralajmëron revolucion te Brazili: Do të ndërtojmë një

0%

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se “Seleçao” do të nisë një proces rindërtimi pas zhgënjimit në Kupën e Botës 2026, ku u eliminua që në fazën e 1/8 së finales. Brazili u mposht 2-1 nga Norvegjia, duke i dhënë fund ëndrrës për ta fituar trofeun botëror për herë të parë që nga viti 2002.

Ky ishte eliminimi më i hershëm i brazilianëve në një Kupë Bote që nga viti 1990, kur u ndalën nga Argjentina në të njëjtën fazë të garës. Para edicionit të vitit 2026, Brazili kishte arritur të paktën në çerekfinale në tetë Kupat e fundit të Botës. Norvegjia vazhdon të mbetet kundërshtari i vetëm që Brazili nuk e ka mposhtur asnjëherë.

Në pesë përballje mes dy kombëtareve, norvegjezët kanë regjistruar tri fitore dhe dy barazime. Pas përfundimit të turneut, Neymar ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja, ndërsa e ardhmja e emrave me përvojë si Casemiro dhe Marquinhos mbetet e paqartë. Ancelotti konfirmoi se tani fokusi do të jetë te ndërtimi i një skuadre të re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Do të fillojmë të ndërtojmë një ekip të ri, duke vëzhguar dhe testuar lojtarë të rinj, por pa përjashtuar futbollistët që ishin me ne në Kupën e Botës dhe që ende kanë shumë për t’i dhënë kombëtares”, deklaroi tekniku italian. Objektivi i madh i Brazilit tani është Kupa e Amerikës 2028, ndërsa në muajin shtator “Seleçao” do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Australisë.

Ancelotti pritet të shfrytëzojë këto sfida për t’u dhënë hapësirë talenteve të rinj dhe për të nisur përgatitjet drejt Kupës së Botës 2030./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi