Marulja e paketuar me fytyrën e aktorit japonez bëhet virale në

0%

Fotot e maruleve në supermarkete, të paketuara me një film transparent ku është stampuar fytyra e aktorit të njohur japonez Tatsuya Fujiwara, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një fushatë të pazakontë marketingu në Japoni, ku aktori i njohur për rolet në filmat “Battle Royale” dhe “Death Note” është bërë “fytyra” e maruleve në kuadër të një nisme për të luftuar shpërdorimin e ushqimit.

Kompania ushqimore Ajinomoto, në bashkëpunim me prodhuesin e maruleve JA Zen-Noh Nagano, ka nxjerrë në shitje rreth 10 mijë copë marule me paketim të veçantë që mban fytyrën e Fujiwarës. Qëllimi i fushatës është të nxisë konsumatorët japonezë të përdorin më shumë marule dhe të reduktojnë mbetjet ushqimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, shumë njerëz i hedhin marulet pasi nuk dinë mënyra të ndryshme për t’i përgatitur përveç sallatës tradicionale. Paketimi përmban gjithashtu një kod QR që i çon blerësit te receta të reja, si gatime me marule të grira, petulla japoneze me mbushje dhe receta të tjera për të përdorur të gjithë perimet pa i hedhur.

Vetë Fujiwara e përshkroi me humor bashkëpunimin, duke thënë se iu kërkua “të huazonte fytyrën” pasi “marulja është në krizë”. Fushata ka tërhequr vëmendje të madhe për idenë e pazakontë dhe ka bërë që shumë blerës të ndalojnë para rafteve për të parë “marulen me fytyrën e aktorit”.

Burimi: Telegrafi