Ekskluzive | Arrestohet në Prizren i dyshuari për shantazh, ndalohet

0%

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shantazh”, mëson Sinjali. Sipas informacioneve të para, i dyshuari është identifikuar si Adnan Tahiri, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës pas veprimeve hetimore lidhur me rastin.

Siç mëson Sinjali, ndaj të dyshuarit është marrë vendim për ndalim prej 48 orësh me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të rastit. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Prokuroria pritet të ndërmarrë veprime të mëtejshme pas përfundimit të afatit të ndalimit dhe analizimit të provave të mbledhura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com