Futbolli kalon hokejin për sportin më të popullarizuar për të rinjtë

0%

Sipas një sondazhi të ri kombëtar të publikuar nga media kanadeze CBC News / The National, pas paraqitjes së fortë të Kanadasë, që shkoi deri në 1/8 e finales (Round of 16) për herë të parë në histori dhe u eliminua aty nga Maroku, si garuese dhe si nikoqire në Kupën e Botës 2026, futbolli tani është sporti më i popullarizuar për kanadezët e moshës 18-29 vjeç.

Për herë të parë, te të rinjtë futbolli renditet i pari me 19%, duke lënë pas hokejin, që për dekada ka qenë feja e Kanadasë. Trendi është edhe më i fortë te komunitetet e reja. Te kanadezët që nuk kanë lindur në Kanada, futbolli është i pari me 28%. Në nivel kombëtar, hokeji mbetet ende sporti i preferuar i përgjithshëm: 1. Hokej 32% 2. Futboll 12% 3. Baseball 11% 4. Basketboll 9% 5.

Football amerikan 8% Sondazhi është realizuar nga Abacus Data me 1,500 kanadezë mbi 18 vjeç, mes 14-16 korrikut, me marzh gabimi +/-2.5%. Botërori në shtëpi jo vetëm solli rezultate, por ndërroi edhe identitetin sportiv të gjeneratës së re kanadeze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot